
11 të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit
11 qytetarë rezultojnë të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 464 testime që janë kryer në total.
3 raste pozitive janë në Tiranë, 1 qytetar në Himarë dhe 1 në Sarandë.
Janë 133 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,472 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 26 Janar 2023)
Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 383
Testime totale 2,029,256
Raste pozitive 333,201
Raste të shëruara 329,472
Raste Aktive 133
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 104
Fier 13
Vlorë 9
Lezhë. 2
Gjirokastër. 2
Berat. 1
Shkodër 1
Korçë. 1
/tvklan.al