11 të plagosurat nga zjarri, që përfshiu autobusin me të cilin udhëtonin në qytetin e Krujës, gjenden në Shërbimin e Djegie Plastikës, në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Për shkak të gjendjes së rëndë, 8 prej tyre janë transportuar më helikopter.

Ndërsa tre pacientet e tjera janë transportuar me auto ambulanca.

Shefi i Shërbimit të Diegie Plastikës, Gjergji Belba konfirmon se 8 prej të plagosurave janë në terapi intensive në gjendje të rëndë.

Kjo situatë emergjente ka ngritur në nivel gatishmërie bluzat e bardha.

Për familjarët e pacietëve të plagosur janë vënë në dispozicion edhe shërbimet psikosociale për të informuar rreth gjendjes së pacienteve. Të plagosurat janë rreth moshës 50 – 7o vjeç, duke përjashtuar dy të cilat janë 23 dhe 24 vjeç.

Tv Klan