Vijojnë kërkimet për të mbijetuarit në Miami

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë punën e tyre për të gjetur të mbijetuar të tjerë nën rrënojat e ndërtesës 12 katëshe e cila u shemb në Miami Beach, Florida.

Bilanci i viktimave ka arritur në 11, ndërsa më shumë se 150 njerëz janë ende të zhdukur dhe zyrtarët thonë se shpresa ekziston. Kërkimi për të mbijetuar vijon edhe pse temperaturat e larta kanë prekur të gjithë vendin.

Ekipet e emergjencave amerikane tani janë bashkuar me ekipe nga Izraeli dhe Meksika për të ndihmuar në operacionin. Po ashtu po përdoren edhe makineri të mëdha për të hequr rrënojat.

Qentë dhe pajisjet dëgjuese po përdoren gjithashtu për të kërkuar shenja jete. Por ende, ata nuk kanë zbuluar asnjë të mbijetuar. Ndërtesa e Champlain Toëers South përmbante 136 apartamente dhe 55 prej tyre u shembën duke lënë grumbuj mbeturinash. Sipas ligjit të Florida-s, ndërtesat duhet të inspektohen çdo 40 vjet dhe ndërsa kompleksi ka qëndruar që nga viti 1980 pa iu bërë ndonjë kontroll.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se hetuesit janë tashmë në vend dhe po punojnë për të gjetur shkakun e shembjes dhe për të siguruar ruajtjen e provave, ndërkohë që më herët kanë dalë dhe raport mbi problemet në strukturën e kësaj ndërtese.

Një raport i realizuar në 2018 nxori në përfundim se në këtë ndërtesë ishte bërë një gabim i madh sa i përket modelit origjinal të saj. Mendohet se ajo ishte e paqëndrueshme dhe ishte zhytur prej dy milimetra në vit për tre dekadat e fundit, gjë që mund të ketë ndikuar gjithnjë e më shumë në anën strukturore ndërkohë ngjitur me të po ndërtohet një kullë e re.

Klan News