Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë u plagosën pasi një automjet hyri me shpejtësi në një festival në një rrugë të Vankuverit në Kanada.

Incidenti i rëndë ndodhi rreth orës 20.00 të mbrëmjes së të shtunës kur zona ishte e mbipopulluar.

Policia tha se 26 persona të lenduar janë dërguar ne spital, ku mësohet se të paktën 6 prej tyre janë fëmijë.

Policia arrestoi autorin, një 30-vjeçar ndërsa është përjashtuar pista e terrorizmit. Sipas policisë autori kishte probleme mendore.

Tv Klan