Indeksi Global për Paqe 2016 u botua kohët e fundit nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe, duke zbuluar vendet më të sigurta dhe më të rrezikshme në botë.

Edicioni i 10-të vjetor i raportit që doli me 8 Qershor, renditi 163 vende në bazë të niveleve të tyre të paqes dhe prezantoi gjetjet në një hartë interaktive të koduara me ngjyra.

Çdo shtet tregon rezultatin e paqes e përcaktuar nga analiza e 23 faktorëve, duke u bazuar në tri kategori:

Niveli i sigurisë dhe jorrezikshmërisë në shoqëri dhe familje, konflikti i brendshëm dhe ndërkombëtar dhe militarizmi.

Islanda pretendon titullin më të lakmuar si vendi më i sigurtë në botë me një rezultat 1.192,  dhe si vend europian me mungesë të konfliktit të brendshëm dhe ndërkombëtar, si dhe qetësinë e shoqërisë së saj.

Një tjetër vend nordik, Danimarka, zë vendin e dytë me 1.246 pikë, ndërsa Austria është vendi i tretë më i sigurtë në botë me 1.278 pikë.

Këtu janë 11 vendet më të sigurta në Tokë, së bashku me rezultatet e tyre përkatëse në bazë të nivelit të paqes.

11. Finlanda – 1.429

10. Sllovenia – 1.408

9. Japonia – 1.395

8. Kanadaja – 1.388

7. Zvicra – 1.37

6. Republika Çeke – 1.36

5. Portugalia – 1.356

4. Zelanda e Re – 1.287

3. Austria – 1.278

2. Danimarka – 1.246

1. Islanda- 1.192/tvklan.al