11-vjeçari shqiptar në kampin e ISIS

Posta

11-vjeçari shqiptar në kampin e ISIS

15:57 19/10/2019

Avokati: Presim autoritetet. Alvin ndodhet në “Al Hol”

I shqetësuar për gjendjen shëndetësore të të birit, babai i Alvin Berishës, djalit 11-vjeçar që ndodhet në kampin e “Al Holit” në Siri, vijon të kërkoje ndihmën e autoriteteve shqiptare për ta kthyer djalin pranë familjes. Darien Levani, avokat i familjes Berisha, pohoi për Tv Klan, se kthimi i vogëlushit shtëpi nuk është i lehtë.

Avokati gjithashtu ka përgënjeshtruar edhe lajmet që kanë qarkulluar në media të ndryshme se Alvin është zhdukur dhe nuk ndodhet më në kampin ku mbahen të burgosur rreth 70 mijë persona, 90% e të cilëve janë gra e fëmijë të luftëtarëve të ISIS.

Emisioni “Le Iene” në “Italia 1” raportoi se për nxjerrjen e Alvinit nga kampi nevojitej prania e një zyrtari shqiptar. Por kryeministri Rama duke thënë se qeveria ka një plan veprimi së bashku me vendet partnere, pohoi se rasti nuk ishte i lehtë dhe sqaroi se as vendet e Bashkimit Europian nuk kanë mundur t’i marrin qytetarët e tyre nga ky kamp.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi