Kemi parë bosë krimesh të vihen pas hekurave të burgut sepse drejtonin organizata të mëdha kriminale. Megjithatë këta shembuj duket se po ndiqen edhe nga të vegjlit.

Një 11-vjeçar është bërë drejtuesi i bandës së tij për disa krime në Blackpool të Britanisë së Madhe. Kjo është thënë në parlament nga Scott Benton, i cili ka ngritur shqetësimin rreth “bandave të adoleshentëve” që kryejnë me qindra grabitje në zona të ndryshme.

“Banorët në Talbot dhe Brunswick janë përfshirë nga sjellje anti-sociale javët e fundit me qindra krime të ndryshme që kryhen nga banda e adoleshentëve. Drejtues është një 11-vjeçar i cili ka qenë përgjegjës për të paktën 80 krime të ndryshme, duke përfshirë edhe sulmimin e një efektive policie femër”, tha Benton.

Kjo deklaratë e tij ka krijuar debat në Britaninë e Madhe./tvklan.al