11- vjeçarja, letër prekëse drejtuar emisionit “STOP”



11- vjeçarja, letër prekëse drejtuar emisionit “STOP”

21:03 05/10/2016

“Përshëndetje xhaxhi Saimir. Jam Daniela, 11 vjeçe, në klasën e gjashtë në shkollën “Kasem Shima”, Mëzez. Kërkoj ndihmë në emisionin tuaj “STOP”. Jetoj me prindërit dhe me vëllain 17 vjeç. Jetoj në një barake në gjendje të mjerueshme, ku kam frikë të fle, se minjtë më vijnë te koka ose akrepat. Prindërit i kam me aftësi të kufizuara dhe nuk kanë mundësi të na i plotësojnë kushtet. Shpresoj që të vini dorën në zemër dhe të vini të na shikoni se ku jetojmë, pa drita 2 vjet.”

stop 1

Kjo është letra prekëse e Danielës, 11-vjeçares e cila mori guximin për t'ju drejtuar për ndihmë emisionit investigativ “STOP”,  me shpresën që thirrja e saj nuk do të bie në vesh të shurdhër.

Pas kësaj letre të mbërritur në redaksi, stafi i emisionit ka udhëtuar në Mëzez – Kodër, për të parë gjendjen e kësaj familjeje dhe për t’u njohur më nga afër me shqetësimin e vajzës.

Por, pamjet e sjella nga kamera e “STOP” flasin më shumë se sa rreshtat e Danielës në letër…

stop 6

Çfarë të shtyu  që t’i drejtohesh me një letër emisionit investigativ “STOP” ?

Daniela:

“Emisionin tuaj nuk e shikoj në televizor sepse nuk kam drita prej dy vjetësh, por e shikoj tek komshija. Kështu që thashë t’ju shkruaj një letër që të vini dorën në zemër dhe të më ndihmoni. Prindërit janë të sëmurë, siç e shikuat dhe nuk kanë mundësi që të na i plotësojnë kushtet dhe shpresoj të më ndihmoni.”

stop 2

Babai i Danielës:

“Jam Fatmiri, babai i Danielës, siç e sheh kam një barake që e kam bërë me shumë sakrifica dhe jetoj në mëshirën e Zotit. As drita nuk kam, edhe ujin e blej. Dal, mundohem të merrem me një çik tregti kur kam mundësi, se nganjëherë jam sëmurë, kam kriza, kam dhimbje, kam kaluar në paralizë para 17 vjetëve. Mundohem që të fitoj dhe të nxjerr ndonjë lek.”

stop 3

Nëna e Danielës:

“Në këtë gjendje që jemi ne nuk jeton kush, them unë. Me këtë barake dita -ditës që po bie, shiu po, të sëmurë jemi. Kjo është gjendja jonë.”

stop 5

Babai i Danielës:

Të gjithë le ta venë veten në pozicionin tim dhe le të thonë ata se çfarë duhet të kërkoj unë.”

Nëna e Danielës:

“Edhe një pension invaliteti të kemi, të dy të sëmurë. Kush do të na ndihmojë neve?”/tvklan.al







Të ngjashme