Vrasja e vajzës 11-vjeçare nga kushëri i nënës së viktimës ka tronditur opinionin publik në Greqi. Ishte nëna e së miturës që kishte bërë denoncimin për zhdukjen e saj.

Nga materialet video të mbledhura dhe analizuara rezulton se e mitura ka hipur në makinën e 37-vjeçarit dhe më pas është larguar me të. Mediat raportojnë se ajo është goditur disa herë me kaçavidë.  Autori ka pranuar se pak para se të vriste 11-vjeçaren, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

 “Ajo me refuzoi. Më tha se do t’u tregonte prindërve të saj dhe unë e vrava me kaçavidën që kisha në makinë.”

Pas vrasjes, 37-vjeçari e ka tërhequr zvarrë trupin dhe e ka hedhur mes disa shkurreve.

Për të mos dyshuar, autori i krimit është treguar i merakosur për vajzën që ishte zhdukur para disa ditësh. Nëna e vajzës pohon për mediat greke se vogëlushja i kishte larë makinën autorit para vrasjes. Ajo zbuloi për mediat dhe një sëmundje të rëndë të vajzës, prej kohësh kurohej nga kanceri në mëlçi.

37-vjeçari pritet të dalë të mërkurën në prokurori, ndërsa jashtë komisariatit u mbledhën familjarë të viktimës. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën për të parandaluar çdo tension që mund të kenë familjarët.

Autori nuk është një emër i panjohur për policinë pasi ishte arrestuar në vitin 2017 për përdhunimin e një 14-vjeçareje.

Klan News