110 të shtruar në dy spitalet Covid


110 të shtruar në dy spitalet Covid

15:32 06/08/2020

25 në terapi intensive dhe 6 në intubim

E enjtja ka sjellë sërish rritje të numrit të rasteve me covid në vend dhe atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore në spital. Sipas të dhënave të siguruara nga Tv Klan, sot në dy spitalet covid rezultojnë të shtruar në 110 persona, prej tyre 25 janë në terapi intesive dhe 6 në intubim.

Ajo që shihet me shqetësim është fakti se ka edhe dhjetëra persona të tjerë të dyshuar me covid, për të cilët tamponi ka rezultuar negativ, por skaneri tregon prezencë të virusit.

Edhe këto raste po trajtohen në dy spitalet e posaçme për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Tv Klan




Të ngjashme