Raportim Live
12:30, 28 Nëntor 2024

Parakalimi i “Skënderbeut” në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

12:27, 28 Nëntor 2024

Tirana e gjitha kuq e zi, Parada e Shqiptarëve sjell atmosferë të zjarrtë në kryeqytet

download app
12:21, 28 Nëntor 2024

Parakalimi i motoristëve në Paradën e Tiranës

12:06, 28 Nëntor 2024

Nis parakalimi në Paradën e Shqiptarëve

12:03, 28 Nëntor 2024

“Flamuri kuq e zi lëshon hije”, Reshat Arbana rrëqeth me poezinë e Fishtës në Paradën e Shqiptarëve

11:58, 28 Nëntor 2024

Kepi për Paradën e Shqiptarëve: Të shpallim vlerat dhe t’i tregojmë botës se jemi të bashkuar

Njëri nga organizatorët e Paradës së Shqiptarëve, Marko Kepi, ka thënë se janë shumë krenarë që kanë ardhur shumë shqiptarë nga Amerika në Tiranë për 112-vjetorin e Pavarësisë.

Në një prononcim për Klan News, Kepi thekson se janë këtu për të shpallur vlerat dhe për t’i treguar të gjithë botës se shqiptarët janë të bashkuar.  

Marko KepiSot jemi shumë krenarë, kemi sjellë të gjithë këta bukuroshë nga Amerika, shumë prej tyre mezi kanë pritur të vijnë sërish. Jemi këtu të shpallim vlerat tona dhe t’i tregojmë të gjithë botës se shqiptarët janë të bashkuar...Lexo më shumë

11:17, 28 Nëntor 2024

11:13, 28 Nëntor 2024

Shqiptarët anembanë botës mblidhen në Tiranë për Paradën Kuqezi

11:08, 28 Nëntor 2024

112-vjetori i Pavarësisë – Parada e Shqiptarëve në Tiranë (Të gjitha zhvillimet)

Parada e shqiptareve ne Tirane 28 Nentor 2024

Për të dytin vit radhazi, në Tiranë zhvillohet Parada e Shqiptarëve për festën e Pavarësisë së 28 Nëntorit.


Qarkullimi i automjeteve, do të vazhdojë në rrugët si më poshtë:

– Në rrugët “Lek Dukagjini”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Abdyl Frashëri”, “Papa Gjon Pali II”, në Bulevardin “Zhan D’ Ark dhe Bulevardin “Bajram Curri”, rruga “Abdyl Frashëri” si dhe rruga “Ismail Qemali”.

Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjes urbane do të pezullohet përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “‘Nënë Tereza”, sikurse në të gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar, si më poshtë:

-Linja Nr. 1/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” devijon te sheshi “Willson” për të vazhduar në kthim në rrugët “Sami Frashëri”-“Myslym Shyri”-“Ibrahim Rugova” – bulevardi “Gjergi Fishta”, kurse pjesa tjeter e itenerarit te kryqëzimi i Ministrisë së Drejtësisë.

– Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”

– Linja Nr. 3 “Kashar-Yzberisht – Qender” devijon te rruga e Kavajës në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe tek Kafe “Flora”- rruga “Mine Peza” – rruga e “Durrësit”

– Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon nga sheshi “Karl Topia” – “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga e Durrësit.

– Linja Nr. 5/B “Institut – Qendër” devijon nga sheshi “Karl Topia” – bulevardi “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga e Durrësit.

– Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qender – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon në kryqëzimin e Elbasanit- “Ismail Qemali” – Bulevardi “Bajram Curri” -rruga “e Elbasanit”

– Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti” – ruga “Jordan Misja” devijon ne kryëzimin e rruges se “Elbasanit”- rrugën “Ismail Qemali” – rrugën “Papa Gjon Pali Il” – bulevardi “Bajram Curri”-rruga e Elbasanit dhe pjesa tjetër e itinerarit bulevardi “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga “Mine Peza”.

– Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri – Qender – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rruges se Elbasanit dhe pjesa tjeter te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërise).

– Linja 10/B “Qendër – Mihal Grameno -Qender” devijon te ura e rrugës së Elbasanit.

– Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re” – Sharrë devijon në kthim te rruga e Kavajës në kryqëzim me rrugën Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër “Zogu I” – “Fortuzi” – “Mine Peza”.

– Linja 12/B “5 Maji – Sharrë” devijon në kthim te rruga e Kavajës në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjeter bulevardi “Zogu I” – rruga “Fortuzi” ruga “Mine Peza” – Unaze – rruga “5 Maji”.

– Linja Nr. 13 “Tirana e Re” sipas sensit orar të devijohet ne rrugën kryqëzimin me rrugën “Myslym Shyri” drejt “Librit Universitar” në kthim te sheshi Willson.

– Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio të devijoje te rruga e Kavajës në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shipërisë) dhe pjesa jetë në kryqëzimin me “Unazën e Vogël” të vazhdojë drejt (mbrapa TOB).

– Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbërt” të devijojë te ura e rrugës së Elbasanit dhe ura e rrugës “Sami Frashëri”. Qarkullimi, i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.


tvklan.al