“Në Shqipëri ka probleme dhe vonesa me rimbursimin e tatimit mbi vlerën e shtuar, në SHBA ne nuk kemi TVSH, por këtu taksa është dhe nuk na rimbursohet. Në një mjedis të tillë është e vështirë që kompanitë amerikane të investojnë.”

Këto ishin fjalët e Presidentit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, në takimin me administratën e tatimeve, në fund të mandatit të tij si drejtues i kësaj dhome. Llogaritet që në vitin 2018, tatimet u detyrohen ndërmarrjeve 113 milionë dollarë për TVSH të parimbursuar. Xhavit Curri, nëndrejtor i përgjithshëm i tatimeve, kërkoi falje për këto vonesa që kanë shkuar deri në 6 muaj, ndërsa sqaroi se kjo ka ndodhur pasi ka patur një rritje të kërkesave për rimbursim, vlerë e cila nuk ishte parashikuar në buxhetin e vitit që shkoi.

Tatimet thanë se kërkesat për rimbursimin e TVSH-së janë përpunuar në kohë, por nuk është bërë disbursimi i parave.

Tatimet premtuan që të gjitha pagesat e prapambetura do të bëhen brenda 6 muajve. Një ditë më parë edhe Dhoma Gjermane e vlerësoi mjedisin e të bërit biznes në Shqipëri të padrejtë.

Tv Klan