Në 24 orët e fundit, janë shënuar 114 raste të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e koronavirusit. Janë kryer 842 testime, ndërsa 128 qytetarë janë shëruar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 842 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 114 qytetarë, në këto bashki:

46 në Tiranë, nga 7 qytetarë në Shkodër, Gjirokastër, 5 në Fier, nga 4 qytetarë në Durrës, Lezhë, Vlorë, Himarë, Delvinë, 3 në Elbasan, nga 2 qytetarë në Lushnje, Sarandë, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Berat, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Shijak, Kamëz, Kavajë, Dibër, Mat, Patos, Mallakastër, Selenicë, Konispol, Përmet, Memaliaj, Poliçan.

Janë 851 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 128 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,129 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al