114 të shëruar dhe 172 raste me Covid-19 në Kosovë


114 të shëruar dhe 172 raste me Covid-19 në Kosovë

17:20 10/08/2020

Në Kosovë koronavirusi vijon të marrë një numër të lartë jetësh. Në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore në Prishtinë raportuan për 14 viktima të tjera, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 341 raste.

Ndërkohë nga gjithsej 506 mostra të analizuara rezultojnë 172 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 10.419 raste nga të cilat 4.020 janë aktiv.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 114 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.058 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.020.

Tv Klan




Të ngjashme