17 viktima dhe 1153 raste të reja në 24 orë

Pandemia e koronavirusit shënoi sërish shifra të larta edhe këtë të shtunë. Ministria e Shëndetësisë raportoi për 17 viktima të tjera të moshave nga 48 në 83 vjeç. 4 prej tyre janë nga Tirana, 3 nga Elbasani, 2 nga Vlora dhe nga 1 nga Saranda, Durrësi, Fieri, Kruja, Belshi, Bulqiza, Lushnja dhe Kurbini.

Mbetet i lartë edhe pozitiviteti i testimeve. Kështu, nga 3975 mostra të marra kanë rezultuar pozitivë 1153 raste. Harta e përhapjes së virusit edhe për këtë 24 orësh shtrihet sërish në gjithë vendin, por Tirana mbetet vatra kryesore me 345 raste, ndjekur nga Durrësi me 110, Fieri 109, Lushnja dhe Vlora me nga 65, Saranda me 48 dhe Elbasani me 46.

Një rënie të lehtë krahasuar me një ditë më parë ka pësuar numri i shtrimeve në spitale. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 606 pacientë, 35 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Autoritetet shëndetësore raportuan se gjatë së shtunës u kryen 792 vaksinime antiCovid, ndërsa numri total i të vaksinuarve ka shkuar në afro 5 mijë.

Tv Klan