Në Greqi, vaksinën kundër koronavirusit e ka marrë edhe një 117-vjeçare. Sipas asaj që shkruajnë mediat në shtetin fqinj bëhet fjalë për një të moshuar që ka lindur në vitin 1903 në Lefkada.

Ajo është gruaja e dytë më e madhe në botë, pasi mbajtësja e rekordit është 3 muaj më e madhe se grekja.

Protothema shkruan se zonja Eleftheria mezi priste që të vaksinohej që të mbante edhe njëherë në duar nipëri e saj. Tashmë ajo duhet të presë 20 ditë të tjera derisa të bëjë dozën e dytë të vaksinën dhe mund t’i takojë fëmijët dhe nipërit së shpejti pa u rrezikuar.

Sipas Librit të Rekordeve Guinnes, gruaja më e vjetër në botë jeton në Japoni. Ndërkohë Greqia parashikon të vaksinojë rreth 4500 persona./tvklan.al