Manastirliu: Ritme të larta vaksinimi, për një lehtësim në Verë

11,700 doza Pfizer është sasia e vaksines anti-Covid që pritet të mbërrijnë këtë të hënë në Shqipëri nga kontrata e qeverisë shqiptare me Pfizer dhe mbështetja e Bashkimit Europian.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë ndjekjes së procesit të vaksinimit të punonjësve të një fabrike material-përpunuese.

“Janë më shumë se 740 mijë vaksina të ardhura në Shqipëri deri më sot, ndërkohë që sot priten gjithashtu edhe 11,700 doza të vaksinës Pfizer nga dy kontratat që kemi, nga kontrata me Pfizer priten 7020 doza dhe kontrata me BE mbi 4 mijë doza, të cilat vijnë ditën e  sotme”.

Ministrja e Shëndetësisë foli për lehtësim gjatë sezonit të Verës, në varësi të situatës që po vlerësohet në dinamikë.

“Në tërësi mbi 760 mijë vaksinat së bashku me dozat që vijnë sot dhe do të intensifikojmë vaksinimin e kombinuar. Në mënyrë që të kemi sa më shumë të vaksinuar të punonjësve të operatorëve turistikë, për të mbërritur në një lehtësim padyshim përgjatë periudhës së Verës”.

Vaksinimi masiv vijon me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike si punonjës të fabrikave dhe opratorëve turistikë, etj. 

Tv Klan