11,700 doza të tjera vaksine Pfizer kanë mbërritur sërish në vendin tonë. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama.

“”Aeroporti “Nënë Tereza” – Kanë mbërritur sërish edhe 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer, duke e çuar në 1,079,650 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë thotë se puna për vaksinimin e të gjithë popullatës nuk do të ndalet derisa të jetë vaksinuar edhe qytetari i fundit.

“Me zgjerimin e fashës së vaksinimit për qytetarët +50 vjeç, vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, shkruan Rama. /tvklan.al