Personi më i vjetër në botë është tërhequr nga pishtari i stafetës olimpike. Kana Tanaka, 118-vjeçare ka hequr dorë pasi ka frikë nga përhapja e madhe e Covid-19 në vend.

Tanaka, pjesë e librit të Rekordeve Guinnes ishte menduar të merrte pjesë në stafetën e Tokyo 2020 në Fukuoka, Japonia e Jugut me 11 Maj.

Por ankthi për të mos u prekur nga koronavirusi e ka shtyrë gruan japoneze që të heq dorë nga ky privilegj. Tanaka u njoh nga Libri i Rekordeve Guinnes si personi më i vjetër në botë në Mars 2019.

Pishtari Olimpik parashikohet të parakalojë në disa prej qyteteve kryesore të Japonisë deri në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike të Tokios, programuar për t’u mbajtur nga 23 Korriku deri më 8 Gusht.

Klan News