13 viktima dhe 1184 raste të reja në 24 orë

Pandemia e koronavirusit mbetet në shifra të larta. Këtë të dielë Ministria e shëndetësisë njoftoi se 13 persona humbën bëtejën me Covid-19 të moshave nga 48-81 vjeç. Tetë qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 nga Gramshi, Berati dhe Lushnja.

Numri i testimeve në 24 orët e fundit është rritur. Janë marrë 4013 mostra nga të cilat 1184 raste kanë rezultuar pozitivë.

Tirana mbetet vatra kryesore me një rritje prej 150 personash për 24 orë. Në kryeqytet ka 482 persona të rinj të infektuar. 72 në Vlorë, 68 në Durrës, 57 në Kuçovë, 55 në Elbasan, 34 në Sarandë, 33 në Kavajë, 31 në Mirditë, 30 në Lushnje, nga 29 raste në Shkodër, Gjirokastër, 28 në Fier dhe 22 në Tepelenë

Krahasuar me një ditë më parë ka pësuar rritje numri i shtrimeve në spitale. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 632 pacientë, 40 në terapi intensive nga të cilët 14  pacientë janë të intubuar.

Autoritetet shëndetësore raportuan se gjatë së shtunës u kryen 822 vaksinime anti-Covid, ndërsa numri total i të vaksinuarve ka shkuar në afro 5800.

Tv Klan