E moshuara ka jetuar periudhën e 3 perandorëve dhe 12 presidenteve në Turqi

Kjo është Sheker Asllan nga Amasja në Turqi. Festoi 119-vjetorin e lindjes. Familjarët i kishin blerë tortën me qirinj dhe e moshuara shprehu edhe një dëshirë.

Ka jetuar periudhën e 3 perandorëve dhe 12 presidentëve në Turqi. I mban mend që nga i pari, Ataturku e deri te Erdogan që udhëheq sot vendin.

E moshuara është nënë e 5 fëmijëve. Ka 12 nipër ndërsa është bërë edhe katërgjyshe. 119-vjeçarja ia doli edhe ndaj Covid-19. Anëtarët e familjes u infektuan me virusin e rrezikshëm ndërsa e moshuara doli negative në testin PCR. Thotë se sekreti i jetesës së gjatë është mirëushqyerja kryesisht me prodhime blegtorale.

Klan News