12 amendime kontratash për Tiranë – Elbasan – TV KLAN

12 amendime kontratash për Tiranë – Elbasan

Prokuroria dyshon se janë bërë me qëllimin për të përfituar

Dymbëdhjetë amendime kontratash janë bërë në rrugën Tiranë-Elbasan nga ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Dashamir Xhika dhe dy ish-vartësit e tij Aksel Qurduka dhe Albens Alite të arrestuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda këto ndryshim janë kryer në kundërshtim me ligjin, pasi është shmangur Këshilli Teknik i ARRSH-së dhe bordi drejtues.

Hetuesit thonë se tre ish-zyrtarët kanë urdhëruar financime të pajustikuara në këtë projekt, punime të cilat nuk janë kryer, ndërsa paratë janë marrë në formën e korrupsionit.

Dëmi ekonomik ndaj buxhetit të shtetit, sipas prokurorëve, është rreth 37 milionë dollarë.

Në gjitha amendimet e kontratës – shkruhet në dosjen hetimore – Dashamir Xhika ka shmangur bordin drejtues të ARRSH-së, i cili sipas ligjit është organi që merr vendime të tilla.

Madje këto amendime në disa raste nuk kanë as datën e miratimit të tyre. Data nuk përcaktohet as nga materialet shoqëruese.

Prokuroria thotë se amendimet 5 dhe 6 janë nënshkruar nga Xhika pa prezencën e asnjë përfaqësuesi të Drejtorisë së Njësisë së Menaxhimit të projekteve edhe pse kjo drejtori prekej direkt pasi janë bërë ndryshime teknike.

Po sipas Prokurorisë Dashamir Xhika dhe Aksel Qurduka edhe pse ishin në dijeni të vlerës së përafërt të projektit kanë mbajtur qëndrime të ndryshme për Ministrinë e Transporteve dhe Bankën Islamike që ka dhënë fondet për rrugën, duke kërkuar para shtesë me shifra të ndryshme.

Kërkesa e Xhikës për fonde shtesë drejtuar Ministrisë së Financve ishte 35 milionë dollarë. Ndërsa Aksel Qurduka në dy shkresa dërguar Ministrisë së Transporteve për shtesë fondesh, njëhere ka kërkuar 14.2 milionë dollarë dhe herën tjetër 12.6 milionë dollarë.

Në të dyja rastet ai nuk ka marrë përgjigje. Prokuroria pritet të thërrasë për këtë çështje edhe ish –zyrtarë të lartë të Ministrisë së Transporteve.

Tv Klan

Kategori
EkonomiLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*



Emisione