Shënohen 616 raste dhe 12 viktima

Situata e pandemisë në vendin tonë është përkeqësuar sërish. Në raportin e fundit Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se këtë të martë kanë humbur jetën 12 qytetarë të tjerë duke e çuar në 2,841 numrin total të fataliteteve që prej nisjes së pandemisë. Gjashtë prej viktimave janë nga Tirana, ndërsa të tjerët janë nga Librazhdi, Pogradeci, Berati, Fieri, Durrësi dhe Korça.

Problematike paraqitet situata edhe sa i përket infektimeve, të cilat këtë martë janë trefishuar krahasuar me një ditë më parë. Nga 3713 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 616 qytetarë, ose thënë ndryshe në çdo 6 persona të testuar 1 prej tyre ka rezultuar si mbartës të virusit.

Harta e përhapjes së virusit është e shtrirë në gjithë vendin, ndërsa Tirana kryeson listën me 220 raste dhe pas saj vijnë Fieri me 53 raste, Lushnja 31 raste, Durrësi me 25 raste, Elbasani me 23 raste dhe Berati me 20 raste.

Tv Klan