Merr pjesë kryeministri Rama, deputetët e opozitës me pankarta përballë tij

Teksa Flamur Noka dhe Gazment Bardhi ishin të përjashtuar, deputetët Ervin Salianji, Albana Vokshi dhe Ina Zhupa morën drejtimin e aksionit të opozitës në parlament, ende pa nisur seanca plenare.

Pankarta me akuza drejt qeverisë u vendosën në çdo karrige bosh. Ndërsa Ervin Salianji, me këtë zhurmues në dorë u kujdes që fjala e Lindita Nikollës të dëgjohej me vështirësi.

I sapo kthyer nga Spanja, kryeministri Edi Rama iu drejtua parlamentit ku ngriti kartonin jeshil për të gjitha projekligjet e mazhorancës. Nuk mbajti asnjë fjalim, veçse herë pas herë i drejtonte ndonjë buzëqeshje opozitës.

Për Albana Vokshin kryeministri është “vrasësi i demokracisë”, prandaj u kujdes që këtë mesazh të shkruar në një pankartë t’ja tregonte personalisht.

Edhe njëherë tjetër, mazhoranca votoi nen për nen 10 projektligje e 3 akte normative brenda 12 minutave. Por jashtë seancës plenare, demokratët patën përballjen e radhës me njëri-tjetrin.

PD kërkon plotësimin e kërkesave të saj, së fundmi atë të ndryshimit të përbërjes së Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Klan News