12 qytetarë rezultojnë të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit nga 288 testime që janë kryer.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 9 raste pozitive janë në Tiranë, 1 qytetar në Kurbin, 1 në Fier dhe 1 në Patos.
Janë 170 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,881 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 11 Mars 2023)
Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 288
Testime totale 2,043,721
Raste pozitive 333,651
Raste të shëruara 329,881
Raste Aktive 170
Humbje jete 3,600
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 147
Fier 10
Vlorë 3
Shkodër. 3
Gjirokastër. 2
Durrës. 1
Elbasan. 1
Berat. 1
Kukës. 1
Lezhë. 1
/tvklan.al