Në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të reja të infektimit me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e koronavirusit. Janë kryer 461 testime, ndërsa 35 qytetarë janë shëruar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 461 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 12 qytetarë, në Bashkitë:

Nga 3 qytetarë në Tiranë, Lushnje, nga 2 qytetarë në Fier, Vlorë, Sarandë.

Janë 216 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,241 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al