Turqia e mbylli përgjakshëm 2016-ën dhe e nisi po përgjakshëm 2017-ën. Përgjatë 18 muajve të fundit, sulmet terroriste janë përhapur në të gjithë Turqinë duke shkaktuar bilance lufte.

Që prej Qershorit 2015 deri më tani, në Turqi janë vrarë 417 persona në sulme të mëdha terroriste dhe janë plagosur qindra të tjerë.

Tvklan.al

ju sjell një listë me 12 sulmet më të përgjakshme, të cilat i kanë shkaktuar Turqisë qindra viktima. Lista është përpiluar me informacionet e mbledhura nga mediat turke.

5 Qershor 2015 – 48 orë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare ISIS-i kryen një sulm me bombë në mitingun e partisë kurde (HDP) në Diyarbakir. Në sulm u vranë 5 persona.

20 Korrik 2015 – 33 persona vritet në një atentat kamikaz të ISIS-it në distriktin Suruc të provincës Sanliurfa, afër kufirit me Sirinë.

10 Tetor 2015 – Dy terroristë hedhin veten në erë para stacionit të trenit në Ankara duke vrarë 101 persona, në atë që quhet sulmi më i përgjakshëm terrorist në historinë e Turqisë. Sulmi u krye sërish nga ISIS-i dhe objektiv kryesor ishin kurdët.

12 Janar 2016 – ISIS-i vë në objektiv turistët gjermanë në sheshin Sultanahmet në Stamboll. 11 persona vriten në sulmin kamikaz.

17 Shkurt 2016 – 28 persona humbin jetën pas një sulmi me makinë bombë ndaj një konvoji ushtarak në Ankara.

13 Mars 2016 – 37 persona vriten në një sulm vetëvrasës me makinë bombë në kryeqytetin turk Ankara. Sulmin e merr përsipër një grup i afërt me PKK-në.

7 Qershor 2016 – 12 persona, mes të cilëve 6 policë, vriten në distriktin Vezneciler të Stambollit.

28 Qershor 2016 – Militantët e ISIS-it sulmojnë me armë automatike dhe bomba aeroportin e Ataturk të Stambollit duke vrarë 41 persona. Në sulm u vdiqën edhe tre kamikazët.

20 Gusht 2016 – Një kamikaz sulmon një dasmë në Gaziantep duke lënë të vdekur 51 persona. Sulmi nuk është marrë përsipër nga asnjë organizatë terroriste, por autoritetet turke kanë akuzuar ISIS-in.

10 Dhjetor 2016 – Një sulm i dyfishtë me bomba jashtë stadiumit “Vodafone Arena”në Stamboll vret 44 persona. Sulmi merret përsipër nga një grup militant kurd.

17 Dhjetor 2016 – Një makinë bombë shpërthen pranë një autobusi që transportonte ushtarë në qyteti Kayseri. Në sulm vriten 15 ushtarë dhe plagosen 48 të tjerë.

1 Janar 2017 – Të paktën 39 persona vriten në një klub nate në Stamboll teksa festonin Vitin e Ri 2017. 16 prej viktimave janë shtetas të huaj./tvklan.al