531 pacientë të shtruar në spitale


Edhe pse me një rënie të lehtë nga 1 ditë më parë, numri i infektimeve ditore me Covid-19 mbetet i lartë dhe shqetësues. Ministria e Shendetësisë raporton se 1088 raste të reja u konfirmuan pozitiv me Sars – Cov2 , nga 3885 testime të kryera.

Vatrat e koronavirusit tashmë shtrihen në çdo qytet të vendit, me në krye Tiranën. Në 24 orë në kryeqytet u konfirmuan 320 infektime ditore, e ndjekur nga Saranda me 99, Durrësi me 92, Fieri me 65 dhe Vlora me 60 raste të reja.

Ndërkohe viktimat nga virusi në këto 24 orë janë 12 persona, duke e çuar në 1555 shifrën totale të atyre që e kanë humbur betejën me Covid. Shtatë nga viktimat ishin nga Tirana, 1 nga Durrësi, e të tjerët nga Lezha, Elbasani, Vlora dhe Lushnja. Mes tyre humbi jetën edhe një 35-vjeçar.

Situata po rëndohet edhe më tepër në spitalet Covid. Nën kujdesin spitalor janë aktualisht 531 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar. Në 24 orë janë shëruar 740 pacietë, ndërsa mbi 34 raste mbeten ende aktive në vend.

Tv Klan