320 pacientë në spitale, 6 në intubim

Mbeten konstante shifrat e pandemisë së koronavirusit në vendin tonë. Në 24 orët e fundit autoritetet raportuan për 425 raste të reja nga 3070 testime të kryera.

Bashkia e Tiranës ka numrin më të madh të rasteve të reja me 97 të tillë e ndjekur nga Shkodra, Fieri, Gjirokastra, Kurbini, Lushnja, Vlora, Korça, Berati, Durrësi, por infektimet janë tashmë të shpërndara në të gjithë vendin ku numërohen tashmë rreth 32,500 raste aktive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 550 qytetarë, duke e çuar numrin e tyre rreth 89 mijë që nga fillimi i epidemisë.

12 ishin viktimat e shënuara, nga të cilët 4 qytetarë nga Tirana, 2 nga Elbasani, 2 nga Shkodra dhe te tjeret nga Lushnja, Fieri, Peqini, Durrësi të moshave 64-83 vjeç.

Shkon në 2204 numri i viktimave që prej nisjes së pandemisë. Autoritetet flasin për shifra të qëndrueshme në spitale ku po trajtohen 320 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë këtë të premte u kryen 1,827 vaksinime anti-Covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 64,075 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Tv Klan