12 të vdekur nga stuhia në Alabama


12 të vdekur nga stuhia në Alabama

12:48 21/06/2021

Nëntë fëmijë humbën jetën pasi autobusi me të cilën udhëtonin u përfshi në një aksident

Stuhia tropikale Claudette i ka marrë jetën 12 personave në Alabama. Dhjetë njerëz, mes tyre 9 vajza humbën jetën kur autobusi dhe disa automjete të tjera u përplasën në një autostradë. Stuhia e fortë mendohet të ketë qenë shkak i aksidentit. Zyrtarët bënë të ditur gjithashtu se një numër i madh personash u plagosën në aksident.

Ndërkohë një 24-vjeçar dhe një fëmijë tre vjeç humbën jetën pasi një pemë ra mbi shtëpinë e tyre në periferi të Alabamës. Nëntë  viktimat ishin në një autobus që i përkiste Tallapoosa County Girls Ranch, një shtëpi strehimi për vajzat e braktisura dhe  të abuzuara.

Qendra Kombëtare e Uraganeve e SHBA-së tha se Claudette shoqërohej me erëra deri në 65 km/h.  Stuhia tropikale solli dëme të konsiderueshme materiale duke shkatërrua shtëpi dhe duke marrë më vete çdo gjë përpara.

Përmbytjet dhe reshjet e fuqishme përfshinë gjithashtu edhe bregdetin e Misisipit. Banorët e Karolinës së Veriut u paralajmëruan mbi rrezikun që mund të paraqesë stuhia tropikale ndërsa i afrohet këtij shteti. Autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve që të shmangin lëvizjet pasi stuhia pritet të intesifikohet.

Klan News







Të ngjashme