Nga 1 Janari nga veriu në jug janë ekzekutuar 5 meshkuj dhe 7 gra e vajza

47-vjeçari Ylber Lezi, i cili mbeti i vrarë dhe si autorë dyshohen gruaja dhe vajza e tij në Bulqizë, është viktima e 12 si pasojë e krimeve në familje. Prej nisjes së vitit kanë humbur jetën 5 gra dhe vajza dhe 7 meshkuj. Vrasja e parë është regjistruar në 1 Janar, ku u ekzekutua nga kunati Vladimir Zvezhda, ngjarje e ndodhur pak momente pas ndërrimit të viteve.

Në muajin Shkurt nuk janë regjistruar ngjarje të rënda me pasojë vdekjen, ndërsa në Mars, u vra Dhori Rrapi nga djali dhe Irvana Hyka nga bashkëshorti në Fier.

Gjatë muajit Prill janë shënuar 3 vrasje në familje, ku në Kavajë u vra Fëllënxa Shirja nga bashkëshorti, ndërsa në Dibër Nazife Markja nga nusja dhe Benard Tonuzi. Më 6 Maj Luljeta Buzo u vra nga bashkëshorti në qytetin e Elbasanit, ndërsa më pas ngjarjet e tjera u shënuan në Qershor.

Kudret Saliaj gjeti vdekjen pasi u qëllua me armë zjarri nga vjehrri më datë 4 Qershor. Dy ditë më vonë Diana Vukaj u ekzekutua nga vëllai brenda në banesë, ndërsa një ditë pas saj u vra Luturie Bici nga bashkëshorti në Librazhd.

Ndërkohë Klarita Ismalaja ishte viktima e radhës, e cila u qëllua për vdekje me thikë nga bashkëshorti në Fushë-Krujë.

Shkaqet kryesore të vrasjeve kanë qenë problemet ekonomike, tradhtia dhe problemet mendore të autorëve. Ndërkohë situata paraqitet problematike dhe për sa i përket vrasjeve të tjera, ku që prej një Janarit kanë humbur jetën 41 qytetarë.

Klan News