12 viktima dhe 188 raste të reja me Covid në Kosovë


12 viktima dhe 188 raste të reja me Covid në Kosovë

16:17 09/08/2020

Rritet numri i të shëruarve

Një situatë e rënduar me koronavirusin vijon të paraqesë edhe Kosova. Në 24 orët e fundit atje janë shënuar sërish 12 viktima, duke çuar në 327 numrin e personave që nuk e kanë fituar betejën me Covid që nga shfaqja e pandemisë në këtë vend.

Ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit autoritetet shëndetësore në Kosovë raportuan edhe 188 raste të reja me koronavirus nga 462 mostra të analizuara. Numri total i rasteve pozitive është 10.247 nga të cilët 3.976 janë ende aktiv.

Ajo që është pozitive në të dhënat e ditëve të fundit në Kosovë është rritja e numrit të të shëruarve. Kështu, pasi raportimit të sotëm në 24 orët e fundit u shëruan 142 persona.

Tv Klan




Të ngjashme