Shkon në 315 numri total i viktimave

12 persona nuk e kanë fituar dot betejën me koronavirusin në Kosovë, duke e çuar në 315 numrin total të viktimave që nga shfaqja e pandemisë në këtë vend.

Ndërkohë që vijon të mbetet i lartë numri i infektimeve ditore. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 443 mostra, nga të cilat kanë rezultuar 190 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 10,059, nga të cilët më shumë se 4 mijë janë ende aktive.

Autoritetet shëndetësore në Prishtinë gjatë raportimit të sotëm bënë të ditur se janë shëruar 197 pacientë.

Një ditë më parë qeveria miratoi licensimin e më shumë se 30 laboratorëve privat për të kryer testimet për covid në popullsi.

Tv Klan