Konfirmohen 645 raste të reja

Thellohet edhe më tej bilanci i koronavirusit në Kosovë. Autoritetet shëndetësore në Prishtinë bën të ditur se në 24 orët e fundit 12 qytetarë të tjerë e kanë humbur betejën me COVID-19, duke e çuar në 926 numrin total të viktimave që nga shfaqja e pandemisë në Kosovë.

I lartë mbetet edhe numri i infektimeve ditore, ku nga 1542 testime të kryera janë konfirmuar 645 raste të reja me COVID, ndërsa Prishtina, Prizreni, Mitrovica, Gjakova dhe Podujeva mbeten qytetet me përhapjen më të madhe të virusit.

Instituti i Shëndetit Publik bëri të ditur se aktualisht në Kosovë janë 12.618 raste aktive.

Tv Klan