Shënohen edhe 529 infektime të tjera

12 qytetarë të tjerë e kanë humbur betejën me koronavrusin në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kjo është një nga shifrat më të larta të fataliteteve në Kosovë, ndërsa numri total i viktimave ka mbërritur 1988 persona.

Të larta mbeten edhe infektimet, pasi nga 413 mostra të marra kanë rezultuar 529 raste pozitive.

Prishtina është vatra më e madhe e përhapjes së Covid me 194 raste.

Aktualisht në Kosovë janë afro 14 mijë raste aktive me Covid-19.

Tv Klan