223 numri i të prekurve, shërohen 44 persona

Një 82-vjeçare nga Tirana është viktima e 12-të e koronaviruit në Shqipëri. Ajo ndërroi jetë mbrëmjen e së hënës në spitalin Infektiv pas trajtimit prej 5 ditësh, por së fundmi gjendja e saj u rëndua së tepërmi.

82-vjeçarja që vuante nga disa sëmundje si Astma Bronkiale, Hipertensioni.

Më herët gjatë ndërroi jetë edhe një 79 vjeçari i shtruar prej 18 ditësh në këtë spital.

“I moshuari ishte përmirësuar ditët e fundit por ndërroi jetë nga një infarkt kardiak. 79-vjeçari është viktima e 11 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri”.

Rastet me koronavirus po shtohen në të gjithë vendin. Totali i të prekurve ka shkuar në 223 persona.

“ Në 24 orët e fundit janë testuar 90 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit”.

 Në rritje ka ardhur edhe numri i personave që kanë nevojë për trajtim të specializuar mjekësore.

Në 24 orët e fundit 4 persona kane lënë spitalin infektiv, pasi kanë rezultuar negativë në testin për Covid-19. Ata do të qëndrojnë në vetëizolim për 2 javë dhe më pas konsiderohen të shëruar. Deri me tani 44 persona janë shëruar pas prekjes nga koronavirusi në vendin tonë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë                      124 raste

– Durrës                                  14 raste

– Lushnje                               4 raste

– Elbasan                                5 raste

– Fier                                       23 raste

– Kavajë                                 4 raste

– Rrogozhinë             2 raste

– Korçë                       14 raste

– Vlorë                        5 raste

– Shkodër                               7 raste

– Lezhë                                   5 raste

– Berat                                    1 rast

– Has                           2 raste

– Krujë                                    5 raste

-Tropojë                     4 raste

– Pukë                          3 raste

– Mirditë                    1 rast

Tv Klan