Përmbytjet e fuqishme, siç shihen edhe në këto pamje, e kanë zhytur një pjesë të Sao Paulos në kaos, që i ka marrë jetën 12 personave. Vala e përmbytjeve mori përpara dhjetëra automjete që u gjendën papritur mes ujërave të rrëmbyer. Vala ishte aq e fortë sa nxori edhe një automjet nga garazhi duke e zhytur në pishinë.

Janë përmbytjet më të rënda që kanë goditur qytetin brazilian këtë çerekshekull. Autoritetet shpallën gjendjen e emergjencës, pasi brenda 24 orëve ka rënë aq shumë shi sa bie përgjatë një muaji.

Megjithatë, autoritetet lokale po përballen me akuza për zvarritjen e projekteve për sistemimin e lumenjve që rrethojnë atë që konsiderohet ndër qytetet më të populluara të botës, me rreth 15 milionë banorë. Gjatë tre viteve të fundit janë akorduar 1.3 miliardë dollarë fonde për diga e barriera të tjera për lumenjtë, por është përfunduar vetëm 41% e punës.

Tv Klan