12 vjet burg dha gjykata londineze për shqiptarin YIlber Ceni 31-vjeç. Ceni u arrestua në një operacion të forcave të antidrogës britanike.

Shqiptari i papunë, në korrik të vitit të kaluar u pikas teksa mbante një çantë të madhe udhëtimesh dhe hipi në një automjet tip “Mercedes”. Në kthim ai nuk e kishte më çantën, çka ngjalli dyshimet e agjentëve që po e ruanin.

Pasi sinjalizoi dhe ndaloi automjetin, policia gjeti 15 kg kokainë. Ndërsa në banesën në emër të Ylber Cenit, pak metra më tej, u gjetën 37 kg kokainë të tjera të mbajtura në disa çanta.

Mediat britanike shkruajnë se droga është e një cilësie të pastër, deri në 90%, me një vlerë që i kalon 6 milionë eurot.

Bandat shqiptare të drogës mbulojnë një pjesë të mirë të trafikut në Britaninë e Madhe. Shqipëria njihet si vend trafikantësh në opinionin publik britanik.

Pak ditë më parë zyrtarë të lartë politikë në vend, përmendnin rastin e Shqipërisë si një vend me kriminalitet të lartë që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Europian. /TV KLAN