120 milion euro prej kokainës, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar


120 milion euro prej kokainës, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

18:12 19/02/2020

Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pas një fletë arresti europian të lëshuar nga pala greke më 3 Shkurt.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari kërkohej për trafik ndërkombëtar kokaine, që kapte vlerën e 120 milion eurove.

Ai akuzohet se ka importuar në Europë, nga Amerika e Jugut dhe e Mesme, me anije mallrash, rreth 1 ton kokainë, në periudhën midis shtatorit 2018 dhe janar 2020.

Arrestimi i tij u bë në Pordenone, gjatë një kontrolli rutinë.

Sipas hetimeve të para, shqiptari ishte transferuar në Pordenone prej disa vitesh. Ndërkaq, pritet që ai t’iu dorëzohet autoriteteve greke. /tvklan.al  




Të ngjashme