siri-bombardimeSulmet e avionëve pa pilotë amerikanë në Siri kanë hyrë në ditën e dytë.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, gjatë orëve të fundit, sulmet i kanë marrë jetën 120 xhihadistëve.

Viktimat janë kryesisht nga grupi i militantëve al-Nusra, pjesë e Shtetit Islamik.

Mes viktimave janë edhe 11 civilë, ndër të cilët 7 fëmijë.

Presidenti amerikan Barak Obama, në një konferencë për shtyp, foli për sulmet më të fundit në Siri.

Ai tha se kjo luftë nuk ishte vetëm e Shteteve të Bashkuara.

Por ajo ka për qëllim të mbrojë aleatët dhe civilët nga kërcënimi i ekstremistëve islamikë.

Tv Klan