190 të shtruar në spitale, 18 në gjendje të rëndë

Pesë qytetarë nuk e fituan betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 306 numrin total të vdekjeve që prej nisjes së pandemisë në vendin tonë.

Shqetësuese vijon të mbetet situata në dy spitalet Covid, ku ende vijon të jetë i lartë numri i personave që kërkojnë trajtim mjekësor.

“Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 18 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar”.

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësiës thotë se nga 857 testime të kryera, janë identifikuar 123 qytetarë të prekur nga Covid, ku sërish numrin më të lartë të të infekturve e zë kryeqyteti.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 11 raste Durrës, Korçë, nga 8 raste Shkodër, Kavajë, 7 në Fier, nga 6 raste Elbasan, Has, 5 në Berat, nga 4 raste Pogradec, Sarandë, 3 në Kukës, nga 2 raste Lezhë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Lushnje, Vlorë, Bulqizë, Shijak, Skrapar”.

150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 5 882 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Tv Klan