Në 1 javë u finalizuan 5 operacione për lirimin e plazheve

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës së 1 javë ku thotë se ka përmbyllur disa operacione për bllokimin e mjeteve lundruese që u mungonte dokumentacioni apo se nuk zbatuar me rigorozitet masat për sigurinë e pushuesve.

Ndërkohë vijon verifikimi për 200 mjetet të tjera. Sakaq janë zhvilluar 5 operacione për lirimin e hapësirave publike në plazhe, të zëna padrejtësisht.

Ndalur tek lufta ndaj krimit, uniformat blu njoftojnë se gjatë kësaj jave janë finalizuar 17 operacione policore, ndërsa janë arrestuar 30 persona në kërkim, nga të cilët 3 në kërkim ndërkombëtar. 

Tv Klan