122 pacientë të shtruar në spitalet Covid

Koronavirus ka regjistruar një tjetër viktimë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 200 totalin e jetëve të humbura, ndërsa po shkojnë drejt ezaurimit shtretërit e lirë në dy spitalet Covid.

Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar”.

125 rast të reja janë identifikuar në 24 orë.

“68 raste në Tiranë, 15 në Korçë, 10 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Lezhë, Berat, Gjirokastër, nga 3 raste Lushnje, Kurbin, 2 në Devoll, nga 1 rast Elbasan, Kukës, Pukë, Përmet, Sarandë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh”. 

Vendi ynë vijon të ketë incidencë të lartë sa i takon përhapjes së virusit.

“Incidenca e sëmundjes Covid-19 në Shqipëri deri në javën që lamë pas është 214.9 raste për 100 000 banorë. Në nivel qarku, incidenca më e lartë është në Tiranë e ndjekur nga Durrësi dhe Shkodra, ndërsa qarku me incidencën më të ulët është Elbasani. Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 47 vjeç“.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, grupmosha 55-64 vjeç zë përqindjen më të lartë të të prekurve me 19.7% të rasteve të konfirmuara, e ndjekur nga grupmosha 25-34 vjeç, me 18.5% të rasteve të konfirmuara. 

Tv Klan