15 në terapi intensive, 5 të intubuar

Numri i të infektuarve me Covid vijon të mbetet i lartë. Po ashtu edhe shtrimet në spital mbeten të larta.

Burime zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë thanë për Tv Klan, se në dy spitalet Covid janë të shtruar 125 pacientë, prej tyre 15 janë në terapi intensive dhe 5 të intubuar në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 12 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm. Në të gjithë vendin janë mbi 4 mijë persona të infektuar me Covid, një pjesë e të cilëve me simptoma dhe po trajtohen nga mjeku i familjes.

Tv Klan