ramaE kishte premtuar disa herë në fushatë elektorale se do të falte të gjitha gjobat e bizneseve të vëna në fillim të muajit mars. Por pas tre muajsh në krye të qeverisë, kryeministri Edi Rama nuk ka bërë asnjë hap për të përmbushur këtë premtim. Burime nga ministria e financave thonë se nuk ka asnjë nismë ligjore për të mos i vjelur biznesit gjobat e vëna nga 1 marsi deri në 23 qershor. Po kështu edhe mjaft biznese konfirmojnë për televizionin Klan, se tatimorët po ua mbledhin gjobat e vendosura gjatë periudhës mars-qershor 2013-të.

Ky premtim i Edi Ramës në fushatë elektorale i surpizoi jo pak bizneset dhe qytetarët. Aq sa në një nga Tëitter-at e tij, që mban datën e 26-majit, ku shkruan se“ Nuk do njohim asnjë gjobë të vënë që nga 1 marsi deri në 23 qershor”. Ndërsa Suzi, një ndjekëse e tij i përgjigjet: “shiko se tani që e the duhet të mbash fjalen”.