Komisioni rekomandon orë policore për komunat më të prekura

Në Maqedoninë e Veriut vijon të jetë i lartë numri i të prekurve nga Covid-19. Shënohen 127 raste të reja dhe 3 viktima. Më shumë se gjysma e të infektuarve shënohen në Shkup. Nga MSH-ja thonë se vala e dytë është si rezultat i tubimeve familjare gjatë Ramazanit.

“Analizat e shtatë ditëve të fundit tregojnë se vatrat kemi arritur t’i mbajmë në kuadër të tërësive territoriale respektivisht se nuk ka përhapje jashtë tyre. Ora policore këtë fundjavë ndihmoi në qasjen më të lehtë të testimit.

Rreth 65% e të prekurve nga koronavirusi në Shkup janë të ndërlidhur me raste të njohura, kurse 90% e tyre bëjnë pjesë në 41 klastere. Autoritetet bëjnë thirrje për respektim të masave.

“Nëse nuk respektohen masat ne vetëm mund ta zgjasim këtë agoni që është duke zgjatur disa muaj. I kuptojmë qytetarët se është një periudhë shumë e gjatë e izolimit, mirëpo, ne rrugë tjetër nuk kemi”.

Tv Klan