6 qytetarë humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, si pasojë e Covid-19.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetarë nga Malësi e Madhe, të moshave 67 – 88 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”.

Ministria e Shëndetësisë thotë se nga 2789 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 128 qytetarë.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 34 raste në Tiranë, 17 raste në Durrës, 12 raste në  Korçë, 10 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, Vlorë, 5 raste në Skrapar, 4 raste në Devoll,  Sarandë, Vau Dejës, 3 raste  në Kukës, Lezhë, 2 raste në Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Gramsh, Libohovë,1 rast në Kurbin, Lushnje, Mallakastër, Dibër, Patos, Dropull”.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 712 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105,728 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 149 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar./tvklan.al