Vetëm rezultatet e ADN-së të kockave të gjetura brenda makinës së djegur dhe sendeve të Davide Pecorelli-t mund të hedhin dritë për fatin e sipërmarrësit italian, të zhdukur në Shqipëri më 6 janar.

Përveç hetimeve që po zhvillohen në Shqipëri, mediat fqinje shkruajnë se për zhdukjen e 45-vjeçarit hetime ka hapur edhe Prokuroria e Peruggias. Po sipas mediave italiane, një prej punonjëseve të Pecorelli-t i ka rënë numrit të telefonit dhe zilja mësohet se ka rënë disa herë, por askush nuk është përgjigjur.

Hera e fundit që ai është futur në WhatsApp është data 6 Janar, në orën 16:12, që është edhe dita kur ai humbi gjurmët.

Personi i parë që bëri denoncim për zhdukjen e Pecorellit, në komisariatin e Citta di Castello ishte ish-bashkëshortja e 45-vjeçarit, me të cilën ka 3 fëmijë. Në policia ajo deklaroi se Davide e telefononte çdo natë për të biseduar me fëmijët./tvklan.al