Identifikohen 3 rastet e para në Korçë

Koronavirusi po shton jo vetëm numrin e rasteve por po zgjeron dhe hartën e qyteteve ku ka persona të infektuar. Në Korçë janë identifikuar 3 të prekurit e parë.

“Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19; 8 qytetarë nga Tirana, 1 nga Kavaja, 1 nga Durrësi dhe 3 qytetarë nga Korça”.

Shqipëria numëron aktualisht 89 raste të infektuara me koronavirus.

Nga totali i rasteve të konfirmuara, 58% janë meshkuj dhe 42% janë femra. Mosha mesatare e totalit të rasteve pozitive është 48 vjeç. Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

Tiranë-63 qytetarë

Durrës-6 qytetarë

Lushnje-2 qytetarë

Elbasan-2 qytetarë

Fier -8 qytetarë

Rrogozhinë-2 qytetarë

Kavajë -3 qytetarë

Korçë -3 qytetarë”.

Paralelisht me rritjen e rasteve janë shtuar edhe pacientët që kanë nevojë për kujdes spitalor.

“Është rritur numri i pacientëve të shtruar në spitalin Infektiv, ku ndodhen aktualisht 43 pacientë. 4 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike.  Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto moment”.

Tre pacientët e parë të identifikuar me koronavirus në 9 Mars konsiderohen të shëruar dhe kanë lënë spitalin, por mjekët theksojnë se ata do të vijojnë vetëkarantinimin në banesë për 14 ditët në vijim duke ndjekur masat e kontrollit respirator dhe higjienën personale.

Tv Klan