Numër i ulët i pacientëve në Spitalin Infektiv

24 orët e fundit janë mbyllur pa viktima nga pandemia e Covid-19 në vendin tonë mbajtur të njëjtin trend të javës së kaluar. Ministria e Shëndetësisë njoftoi gjithashtu për shifra të ulëta infektimesh të reja.

Nga 2872 testime të kryera në të gjithë vendin kanë rezultuar pozitivë 13 raste. Nga 2 raste të reja janë konstatuar në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat dhe nga 1 rast Fier, Korçë, Librazhd, Dibër, Roskovec. Të ulëta mbeten shifrat e pacientëve në spitalin infektiv i cili është i vetmi që po trajton të sëmurët me Covid.

Aty po marrin trajtim 23 pacientë, nga të cilët 6 janë në terapi intensive dhe nuk ka ndonjë të intubuar. Autoritetet njoftuan shërimin e 34 personave duke e çuar numrin e tyre në mbi 129 mijë që nga fillimi i epidemisë. 

Aktualisht vetëm 209 persona janë aktivë me virusin në vend ku numrin më të madh të tyre e ka Shkodra. Edhe pse shifrat mbeten të ulëta autoritetet apelojnë që të mos neglizhohen pasat mbrojtëse.

Tv Klan